
14 kamera janë janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave të Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë në kuadër të operacionit Fijet. Po ashtu 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje.
Në qytetin e Tiranës dje policia sekuestroi rreth 155 kamera, ndërsa janë nën hetim 37 persona që i kishin vendosur këto pajisje në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e personave në hetim janë të dënuar për vrasje, për trafik lëndësh narkotike, rrëmbim personi dhe vepra të tjera penale, por edhe persona që janë në kërkim nga Policia e Shtetit.