Categories Lajme

“Çohu, ka rënë tërmet, është rrëzuar pallati”, daja i Sajmir Grekut: Si e mësova në SHBA lajmin e hidhur

Daja i 30-vjeçarit Sajmir Greku, që humbi jetën bashkë me dy prindërit në Thumanë, nga tërmeti i 26 nëntorit, ka ardhur nga Amerika për t’iu dhënë lamtumirën e fundit të afërmve të tij. I moshuari rrëfen në një intervistë për gazetarin Enver Doçi si e mori vesh lajmin e hidhur të vdekjes nën rrënoja të motrës Çelike Greku, 57 vjeç, me burrin, Pëllumb Greku, 57 vjeç, dhe djalin, Sajmirin, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë në spital.

Sa pjesëtarë ke humbur?

3 pjesëtarë nga një familje.

Ju jetoni në Amerikë, si e morët vesh lajmin e keq?

Po, në Amerikë. Atë ditë kishin punuar te shtëpia ime dhe kishin dalë. Në darkë rashë pak shpejt, pasdite vjen djali më i vogël dhe më thotë “çohu pak, ka rënë tërmet në Shqipëri dhe është rrëzuar pallati i hallës”.

Thashë inshallah s’ka shumë njerëz, se aty jetonin shumë, por djali i madh kishte dy muaj që kishte ikur në Francë, pasi aty ishte ngushtë shumë. Ishte dhe një familje tjetër, e atij që është vrarë, por për fat, e shoqja e tij me vajzën e vogël janë larguar nga shtëpia një ditë para se të ndodhte katastrofa, fati i nuses së Mirit dhe vajzës së vogël që të jetojnë dhe sot. Pastaj, kemi ndenjur gjithë natën duke parë televizionin dhe shikonim që jepnin vetëm pallatin tonë. Po prisnim me ankth se kë do të nxjerrin nga rrënojat, se po punonin forcat e shpëtimit. Pas 6-7 orësh nxorën vetëm Sajmirin, nipin. U gëzuam që e nxorën gjallë. Prit se po nxjerrin motrën dhe burrin e saj, por ata i nxorën mjaft vonë, nuk mundën të jetonin. Më në fund ne u nisëm, kur arritëm në Stamboll donim të dinim çfarë ka ndodhur.

Morën në telefon dhe na dhanë lajme të këqija, që Sajmiri nuk kishte mundur të mbijetonte dot. Aty u ndjemë mjaft keq, se të paktën të ishte Sajmiri, kishte një fëmijë edhe gruan. Nuk ndodhi siç dëshironim të gjithë ne. Erdhëm në Shqipëri, prisnim edhe djalin tjetër nga Franca, që erdhi me familjen më vonë. Këta që u larguan nga shtëpia ishte një fat i madh, se ndryshe do të ndodhte një katastrofë e madhe në atë shtëpi. Edhe goca e motrës ka qenë larguar në Tiranë, sepse punonte atje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME