Lajme

“Çohu Malsi, se nuk kena bija me vra”, Mali i Zi në protestë pas ngjarjes së 19-vjeçares

Vrasja tragjike e 19-vjeçares në Malin e Zi nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, ka ngritur vendin në protestë. Këtë nismë po e mbështet edhe modelja Emina Cunmulaj, e cila jeton në SHBA. Ajo u bën thirrje të gjithve të ngrihen për vdekjen e vajzës së re.

Përmes një postimi në Instagram, Emina shkruan: Çoju Malsi en kam se nuk kena bija me vra… Çonu se sot asht e dikujt tjetër e prite zot nesër muj me ken en der tate”, shkruan ajo. Ndërkohë kujtojmë se tragjedia ndodhi një ditë më parë në Tuzi, ku autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas dhe me breshëri arme qëlloi të gjithë familjen, duke i marrë jetën të resë, gjyshes së kësaj të fundit dhe la të plagosur babanë e saj. Autori i dyshuar i krimit është në arrati.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: