Categories Lajme

Çomo dhe Bozo në listat e PS-së/ Tabaku: Kozmetikë e Ramës

Jorida Tabaku e ftuar në “Radari Informativ”, në ABC foli për fushatën e 25 prillit, emrat e rinj të përfshira në lista si edhe programin e Partisë Demokratike. Tabaku tha se PD ka pasur një proces ku kishte shumë emra të rinj të cilët kaluan procesin e vlerësimit dhe sipas saj arritën deri në fund. Sipas saj çdo përdorim emri nuk e ndryshon fatin e kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se sipas saj Partia Demokratike do të marrë në Tiranë 20 mandate.

“Pasi dështoi me pandeminë dhe tërmetin mendon se me pak kozmetikë mund të kalojë situatë. Nuk ka asgjë që e shpëton Ramën. Çdo emër që të ketë mbrapa janë thjesht mbrojë. Është po Rama ai që do të drejtojë fushatën e PS, situata e 8 viteve të fundit ku janë përdorur shumë emra, nuk kanë qenë zë i fuqishëm në vendimmarrje. Asnjë përdorim emrash nuk e eviton këtë fakt. PD është forca që nesër do të qeverisë.

Nëse tërhoqi PS dy emra, Lista e PD do të jetë një kombinimin i ekspertëve më të mirë, askush nuk do të jetë emër fasadë, por real dhe vendimmarrës. PD do të marrë në Tiranë 20 mandate. Pas 8 vitesh të thotë kryeministri s’kam program, është e turpshme. Kemi qenë shumë të kujdesshëm për të premtuar dhe angazhuar në gjëra që realisht do të bëhen”, tha më tej Tabaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME