fbpx
Lajme

COVID-19/ Çdo ditë me të njëjtin ritëm për dezinfektimin e ambienteve publike në Vlorë (Foto)

Në qytetin e Vlorës çdo ditë me të njëjtin ritëm po vazhdon pa ndërprerje procesi i dezinfektimit të ambienteve publike, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot, në mjediset e Spitalit Rajonal, në sallat e leksioneve në Fakultetin e Infermierisë në Universitetin e Vlorës, ku do të kryhet trajnimi i vullnetarëve. Në vazhdim, në hapësira të tjera. Panik jo, kujdes po!”, theksohet në një njoftim të bashkisë së Vlorës.

Po ashtu vijon edhe kontrolli në terren për zbatimin e  masave të vendosura nga autoritetet shtetërore, siç janë mbyllja e bareve, lokaleve dhe restoranteve dhe të gjitha aktiviteteve tregtare, përveç dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe farmacive. Qytetarët e Vlorës janë sensibilizuar duke evituar në maksimum qarkullimin në qytet dhe duke qëndruar në shtëpi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button