Lajme

Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të PS-së

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj, ka njoftuar se ka humbur babanë e tij. Mësohet se Mark Ndocaj 73-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë ku po kurohej për Covid-19. Gjendja e tij së fundmi ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Postimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj: “Miq, dashamirës dhe të afërm! Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!

Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19! Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021 ore 12.00.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: