Categories Bota, Covid-19, Lajme

Covid 19/ Ja cili është shteti që po vaksinon të rinjtë të parët

Shtresa e tretë e popullsisë, e cilësuar si kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi po vaksinohet e para në shtetet ku ka nisur vaksinimi. Por, Indonezia po ndjek një politikë tërësisht ndryshe. Indonezia ka përgatitur një program vaksinimi masiv falas për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në vend të vaksinimit të personave të moshuar në fazën e parë, pas punonjësve të vijës së parë të përballjes me Covid 19, shteti aziatik do të synojë njerëzit që punojnë nga mosha 18 deri në 59 vjeç. Presidenti Joko Widodo, 59 vjeç, ishte personi i parë në vend që mori vaksinën të mërkurën.

Profesor Amin Soebandrio, anëtar në bord që ka këshilluar qeverinë për strategjinë e saj “së pari rinia”, argumenton se ka kuptim të vendosësh përparësi tek njerëzit që punojnë, ata “që dalin nga shtëpia dhe pastaj natën kthehen në shtëpi te familjet e tyre”. “Ne po synojmë ata që ka të ngjarë të përhapin virusin,” ,tha ai për BBC Indonesia. Ai argumenton se kjo qasje do t’i japë vendit mundësi më të mirë për të arritur imunitetin e tufës. Indonezia, me popullsi prej 270 milion, ka numrin më të lartë të rasteve Covid-19 në Azinë Juglindore. Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 80% e rasteve janë midis popullatës që punon. Qeveria argumenton gjithashtu se do të ofrojë një mbrojtje për të moshuarit. “Imunizimi i anëtarëve që punojnë në një familje do të thotë që ata nuk po sjellin virusin në shtëpinë, ku janë të afërmit e tyre më të vjetër“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shumica e të moshuarve në Indonezi jetojnë disa breza në familje dhe izolimi i tyre nga pjesa tjetër e familjes është shpesh i pamundur. “Pra, është një përfitim shtesë nga kjo qasje, që duke vaksinuar njerëzit 18-59 vjeç ne gjithashtu po ofrojmë një mbrojtje për të moshuarit me të cilët jetojnë,” tha zëdhënësja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME