Lajme

Covid-19, ndërron jetë Ylli Tare

Është ndarë për shkak të covid-19 nga jeta Ylli Tare, një nga zyrtarët më të respektuar dhe të njohur të sportit dhe futbollit shqiptar.

Lajmi është bërë më dije nga të afërm të tij të cilët janë shprehur se ai do t’i mungojë futbollit dhe sportit shqiptar. Ai ka kenë për shume vite, drejtor i Qendrës se Grumbullimit te Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i Stadiumit Kombëtar.

“Një tjetër humbje e dhimbshme ne luftën me Covid 19. Ndahet nga jeta ne moshën 77 vjeçare Ylli Tare, një zyrtar i njohur dhe i respektuar ne shërbim te sportit dhe futbollit. Pas dy muajsh lufte me sëmundjen, zemra e tij pushoi se rrahuri.

Ylli Tare ka qene një nder zyrtaret me te njohur, me një kontribut te jashtëzakonshëm ne sportin shqiptar nder vite. Komuniteti i futbollit dhe i sportit, do ta ndjeje thelle humbjen e tij dhe do ta kujtoje gjithmonë.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: