Lajme

COVID-19 në vend, MSH: 11 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID 19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 11 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë: 409 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Janar 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409

Testime totale 2,025,050
Raste pozitive 333,064
Raste të shëruara 329,266
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141
Fier 21
Vlorë 15
Berat. 7
Shkodër 6
Gjirokastër. 3
Durrës. 4
Lezhë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close