Categories Covid-19, Lajme

Covid-19, Shqipëria në shifra përballë vendeve fqinje

Covid-19 ka qenë temë diskutimi, që ka kryesuar debatin publik gjatë vitit që lamë pas. Masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së infeksionit që në muajin mars, testimet e kryera, situata në spitale, numri viktimave, numri i të shtruarve në spitale dhe gjithçka tjetër ka qenë pjesë e vazhdueshme e debatit. Jo në pak raste, ekspertët ka bërë plane krahasuese të situatës në Shqipëri në raport në vendet e rajonit.

Por, si paraqitet situata në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit tashmë që kanë kaluar 10 muaj nga fillimi i pandemisë dhe është mbyllur viti 2020. Shifrat krahasuese për numrin e të infektuarve, testimet, por dhe vdekjet lëvizin nga një shtet në tjetrin, ndërkohë që Shqipëria mbetet në vendin e fundit sa i përket numrit të testimeve për 1 milion banorë.

Rastet totale në 10 muaj Vendi, që sipas shifrave të publikuara nga OBSH duket më i goditur nga pandemia në rajon është Serbia. Kjo e fundit ka regjistruar deri më tani rreth 323,367 raste totale infeksionesh, ku muajt e fundit të këtij viti janë ata që mbajnë dhe peshën kryesore të infeksioneve.

Pas Serbisë vjen Kroacia, e cila ka regjistruar deri më tani 204,930 infeksione. Pas Kroacisë renditen Greqia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe i fundit renditet Mali i Zi.

(shih tabelën e mëposhtme për rastet totale nga muaji mars deri në datën 27 dhjetor)

Të dhënat i referohen vitit 2020, Burimi: Worldometeres

Infeksione për 1 milion banorë Një tjetër tregues i rëndësishëm i situatës nga Covid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, është dhe numri i rasteve për 1 milion banorë. Siç shihet dhe në tabelën e paraqitur më poshtë (të dhënat e referuara nga Worldometers), Shqipëria është përsëri në vendet që kanë numër rastesh për 1 milion banorë më pak se disa vende të Ballkanit Perëndimor, përjashto Greqinë.

Mirëpo Greqia është nga ato vende që ka kryer më shumë tampone dhe ka marrë masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 gjatë valës së dytë të tij në muajt e vjeshtës.

Ndaj kjo duket se është dhe arsyeja që shteti fqinj i Shqipërisë ka tregues tjetër për rastet për 1 milion banorë, por njëkohësisht është dhe numri i madh i popullsisë, që është gati sa trefishi ose më shumë i popullsisë së vendit tonë.

Ndërkohë, Mali i Zi me popullsi prej 600 mijë banorësh ka numrin më të madh të rasteve për 1 milion banorë në raport me popullsinë e përgjithshme.

Ndërkohë, vende të tjera si Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut luhaten nga 34 deri në 40 mijë raste për 1 milion banorë, në raport me popullsinë përkatëse. Edhe Kosova ka numër më të madh rastesh për 1 milion banorë në raport me Shqipërinë.

Të dhënat i referohen vitit 2020, Burimi: Worldometeres

Testimet e kryera në 10 muaj Numri i testimeve ka qenë kryesisht dhe tema rreth të cilit është krijuar debati në Shqipëri, pasi presupozohej se rritja e testimeve mund të sillte evidentimin e më shumë rasteve me Covid-19. Parë në Shifra, Greqia është vendi që ka kryer më shumë testime se çdo shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor, me më shumë se 3.2 milionë testime.

Megjithatë, siç u pa dhe në tabelën e mësipërme, numri i infeksioneve të zbuluara nga këto testime rezulton të jetë më i ulët se i Serbisë, e cila renditet e dyta sa i përket numrit të testimeve.

Në Serbi janë kryer deri më tani rreth 2.2 milionë testime, ndërkohë që së bashku me Greqinë janë të vetme shtete në Ballkan që e mbyllin vitin me më shumë se 1 milion testime të kryera në këto 10 muaj pandemi.

Më pas renditet Kroacia që ndodhet pranë pragut të 1 milion testimeve, e pasuar nga Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Pra siç shihet, deri diku plotësohet argumenti se numri i testimeve tregon për rrjedhojë edhe numrin e infeksioneve.

Tabela e numrit të testimeve totale në vendet e rajonit

Të dhënat i referohen vitit 2020, Burimi: Worldometeres

Në raport me numrin e popullsisë, Greqia është vendi që ka kryer më shumë testime në Ballkanin Perëndimor. Shteti fqinj i Shqipërisë ka testuar rreth 1/3 e popullsisë për Covid-19, ose thënë ndryshe ka testuar rreth 320 mijë persona për 1 milion banorë në një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh. Pas saj vjen Mali i Zi, që ka testuar 270 mijë persona për 1 milion banorë, por ky vend ka një numër popullsie nën 1 milion banorë, me rreth 600 mijë shtetas. Më pas janë Serbia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe e fundit Shqipëria.

Vendi ynë ka testuar vetëm 86 mijë banorë për 1 milion banorë, duke u renditur edhe vendi i fundit në Ballkan për numrin e testimeve për 1 milion banorë.

Ndërkohë, këto shifra mund të vërtetojnë edhe faktin që sot Shqipëria ka numër më të ulët infeksionesh të raportuara në krahasim me vendet e rajonit.

Megjithëse në fillim të muajit dhjetor u futën në përdorim testet e shpejta, duket se as këto nuk kanë dhënë rezultat në rritjen e shifrave, pasi nga raportimet zyrtare numri i testimeve ditore krahasuar me muajin nëntor është në të njëjtat nivele.

Tabela me numrin e testeve për 1 milion banorë

Numri i viktimave në 10 muaj

Në Shqipëri numri i viktimave ka qenë një tjetër temë debati, ndërkohë që referuar shifrave zyrtare nga vendet e rajonit rezulton se Greqia është shteti më i goditur nga pandemia në numër viktimash.

Më shumë se 4500 viktima janë regjistruar gjatë 10 muajve të pandemisë në Greqi, ndërkohë që Bosnja, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu kanë nga 2400 deri në 3900 viktima.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtetet që kanë raportuar më pak viktima deri më tani. Shqipëria renditet e parafundit për numrin e lartë të viktimave, me 1143 viktima për vitin 2020 nga pandemia, ku numrin më të vogël të viktimave në vlerë absolute e ka Mali i Zi me 658 viktima.

Tabela me numrin e vdekjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor

 

 

Ndërsa parë në planin e numrit të vdekjeve për 1 milion banorë, shifrat tregojnë një tjetër panoramë. Vendi më i goditur edhe në këtë drejtim është Maqedonia e Veriut me 1165 viktima për 1 milion banorë në një popullsi prej rreth 2 milion banorësh.

Pas saj vjen Bosnja me 1199 viktima për 1 milion banorë në një popullsi me rreth 3.2 milionë banorë. Më pas janë vende si Mali i Zi, me 1.048 viktima për 1 milion banorë, Kosova me 766 viktima, Kroacia me 897 viktima.

Shqipëria është me shifra të ulëta në këtë aspekt, duke u renditur e dyta për numrin më të ulët të viktimave me rreth 397 të vdekur për 1 milion banorë për një popullsi prej rreth 2.9 milion qytetarësh.

Ndërkohë Serbia renditet e para për numrin më të ulët të viktimave me 342 viktima për 1 milion banorë, ndonëse ka një popullsi prej 8.7 milionë banorësh.

Tabela e vdekjeve për 1 milion banorë

Vjeshta e hidhur e Ballkanit

Vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu si shumë vende të tjera të botës, përjetuan një valë të dytë të Covid-19 gjatë muajve të vjeshtës. Tetori dhe nëntori ishin dy muajt më të vështirë të pandemisë, që kulmuan me rritjen e infeksioneve, vdekjeve dhe shtrimeve në spitale.

Megjithatë, duket se në dy javëshin e fundit të muajit dhjetor situata ka pasur një lloj qetësie. Ndonëse infektimet mbeten përsëri të larta, përgjithësisht kurba duket se është sheshuar dhe ka tendenca rënie, përfshirë këtu edhe Shqipërinë që ka filluar të japë shenjat e para të një frymëmarrje më të lehtë.

Por ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, që përjetuan karantinë të dytë dhe masa shtrënguese të forta për qytetarët, vendi ynë ka pasur masa më lehtësuese krahasuar me fqinjët. Ora policore u vu vetëm gjatë orëve të natës, ndërkohë që kufizime të tjera ishin të lehta si ajo e përdorimit të maskës me detyrim në ambiente publike apo dhe kufizimi i grumbullimeve masive dhe ndalimi i ceremonive martesore dhe mortore.

Vaksina anti-covid fillon në vendet e rajonit

Ndërsa në mbyllje të vitit 2020, disa nga vendet e rajonit kanë arritur të sigurojnë dozat e para të saj. Serbia ishte vendi i parë në rajon që siguroi rreth 6000 doza vaksine, javën e kaluar.

Këto doza po përdoren kryesisht për grupet e riskut siç janë stafet mjekësore, që përballen në vijën e parë me koronavirusin. Ndërkohë vaksina ka mbërritur dhe ne Greqi aty ku tashmë është vaksinuar kryeministri Grek.

Edhe Kroacia si vend anëtar i Bashkimit Europian ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, që nisi të infuzohet për qytetarët këtë fund dhjetori në të gjitha vendet e BE.

Shqipëria deklaroi në fillim të vitit 2021 se ka siguruar 10 mijë dozat e para, ndërsa Kosova gjithashtu pritet të jetë ndër vendet që do të kenë së shpejti vaksinën për të trajtuar qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME