Lajme

Covid i merr jetën mjekut neurolog në Kavajë

Ndërron jetë nga Covid- 19 mjeku neurolog I spitalit të Kavajës, Mehmet Demrozi. Mësohet se Mehmet Demrozi, mjek neurolog i spitalit të Kavajës, 73 vjeç ishte i intubuar, por nuk mundi ta mposhte virusin. Demrozi pavarësisht se ishte në pension ju përgjigj thirrjes për ndihmë në këtë situatë të vështirë të pandemisë.

Kolegu Drin Bardhi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut. “Nje tjeter koleg bie ne krye te detyres nga Covid. Megjithese ne pension, ju pergjigj thirrjes dhe nevojes se spitalit Kavaje per te vazhduar punen si neuro-psikiater. Te qofte dheu i lehte Dr.Meti. Allahu na bashkofte ne xhehnet!” , shkruhet në postim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: