Categories Covid-19, Lajme

‘Covid, Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i Prefekturës së Vlorës

Është ndarë nga jeta, Vasil Arbaçi, nënprefekti i Vlorës për Delvinën. Arbaçi mësohet se ishte prekur nga koronavirusi disa ditë më parë. Arbaçi ishte pjesë e minoritetit grek, i cili e zgjodhi atë edhe Kryetar të Komunës Finiq.  Më pas ai ishte emëruar si Nënprefekt i Qarkut Vlorë për Delvinën.

Vasil Arbaçi do të kujtohet si një njeri me kontribute të veçanta jo vetëm nga banorët e minoritetit grek por nga gjithë qytetarët e qarkut që nga Konispoli e deri në Vlorë e më gjerë. Lajmin e trishtë e bëri publik Prefekti i Qarkut Vlorë, përmes një postimi në Facebook:

“COVID 19 kjo sëmundje e pabesë me të cilën po përballemi për ditë vazhdon të marrë jetë njerëzish”. “Një prej tyre ishte edhe Vasi Arbaçi bir i minoritetit grek që punoi gjithë jetën me përkushtim në të mirë të komunitetit i cili e zgjodhi atë si Kryetar të Komunës Finiq dhe më pas i emëruar si Nënprefekt i Qarkut Vlorë për Delvinën”.

“Vasil Arbaçi do të kujtohet si një njeri me kontribute të veçanta jo vetëm nga banorët e minoritetit grek por nga gjithë qytetarët e qarkut  që nga Konispoli e deri në Vlorë e më gjerë.” “Lamtumirë Arbaçi! Ngushëllime familjes së tij!”, ishte mesazhi që dha institucioni i Prefekturës së Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME