Covid-19Lajme

Covid nuk njeh moshë”, mjeku: Janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të infektuar

Doktori Nevruz Caushaj ka deklaruar se koronavirusi nuk njeh moshë, pasi janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë. I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai u shpreh se virusi nuk selekton moshë dhe numri i vdekjeve normal që është më i madh.

“Shtimi i v dekjeve nga Covid-19 ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjera. Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të p rekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët. Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët. Ky vi rus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e pare”, tha Caushaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close