Categories Lajme

COVID vazhdon përhapjen, 1062 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Infektimet me COVID ne Shqiperi mbeten teper te larta. Ministria e Shendetesise informoi se ne 24 oret e fundit, 1062 qytetare kane rezultuar pozitive si te prekur nga infeksioni.

Po keshtu ne kete hark kohor, MSH beri me dije se nuk ka pasur asnje humbje jete nga pacientet ne spitale.

Njoftimi i MSH:  COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2115 testime, 1062 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 768 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki:
520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë.
Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1062
Të shëruar në 24 orë 768
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2115

Testime totale 1,884,392
Raste pozitive 296,305
Raste të shëruara 283,224
Raste Aktive 9,564
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,644
Durrës 844
Fier 783
Vlorë 511
Shkodër 431
Berat 323
Elbasan 288
Gjirokastër 217
Lezhë 205
Korçë 164
Dibër 100
Kukës 54

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME