Lajme

Covidi i merr jetën 28- vjeçarit, Miqtë dhe të afërmit bëjnë apel për të sjellë trupin në Shqipëri

Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Angli për shkak të koronavirusit vetëm pak pasi u dërgua në spital. I ndjeri Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli. Ai kishte disa ditë me simptoma por siduket gjëndja e tij është përkeqësuar, dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli. Si duket covid nuk po kursen as të rinjtë.

Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht. Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të Sidorelit pranë prindërve në Elbasan.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: