Categories Lajme

Çuçi në Kakavijë me ambasadoren e SHBA-së dhe Greqisë: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, për të parë nga afër disa pajisje të dhuruara për Policinë Kufitare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou, u njohën me funksionimin e disa prej pajisjeve, për përdorimin e të cilave SHBA ka trajnuar edhe oficerë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se sot Shqipëria është një vend me kufij më të sigurt dhe cilësi shërbimesh më të larta për qytetarët në pikat kufitare.

Ky rrugëtim padiskutim që nuk mund të ishte i suksesshëm pa përkrahjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Askush nuk e vë në dyshim që Shqipëria është një vend shumë më i sigurtë sesa vite më përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është e një niveli shumë më të lartë tashmë, dhe padiskutim kjo e ka bërë Shqipërinë që të jetë ndër vendet me siguri më të lartë për sa i takon ruajtjes së kufijve dhe vend që ofron një shërbim ndaj qytetarëve në cilësinë më të lartë të standarteve qofshin këto edhe në nivelet ndërkombëtare”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai theksoi se falë edhe bashkëpunimit të gjatë me SHBA, sot Shqipëria jo vetëm që është një vend me kufij më të sigurt, por eksporton siguri edhe nëpër botë.

“Siguria kërkon investime të vazhdueshme dhe mbajtja e kësaj sigurie dhe e këtij standardi kërkon investime të vazhdueshme, sepse jetojmë në një botë ku teknologjia zhvillohet me një shpejtësi të madhe, dhe ne duhet t’i përgjigjemi pikërisht të gjitha sfidave që sjell zhvillimi i teknologjisë. Tani është rasti pikërisht që të falenderoj qeverinë e SHBA, pikërisht për të gjithë këto pajisje që i ka dhuruar qeverisë së Shqipërisë”, u shpreh ministri Çuçi.

Mes pajisjeve të dhuruara nga SHBA përmendim kamerat termike, sistemin e lëvizshëm për matjen e radioaktivitetit në kufi, skanerin portativ, automjetet dhe motoçikletat me kalueshmëri të lartë, GPS e plot pajisje të tjera që sot përdoren nga oficerët tanë në pikat kufitare. Dhurimi i këtyre pajisjeve, por edhe trajnimi për përdorimin e tyre, që SHBA iu ka bërë punonjësve tanë të policisë , është bërë në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS).

Në përfundim të vizitës në Kakavijë, ministri Çuçi dhe ambasadoret Kim e Philippidou u ndalën edhe në anën greke të kufirit për të parë nga afër situatën dhe për t’u njohur me praktikat e kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME