Lajme

Çudira shqiptare! Digjet bibloteka në Shkodër, roja rrèzikon jetën, pòlici bën Selfie

Bibloteka e një konvikti në Shkodër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ne vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia, por sipas dëshmisë së një qytetari asnjë nuk po e bën punën e tij.

Sipas dëshmisë, zjarrfikësit i kanë dhënë një fikëse zjarri rojës dhe ai i gjori ka hipur në çati për ta fikur, por siç shihet nga pamjet e mëposhtme po rrezikon jetën. Ndërkohë, një efektiv policie, në godinën përballë, nxjerr telefonin nga xhepi dhe fillon të shkrepë disa selfie, a thua sikur po shënohet ndonjë ngjarje historike.

Efektivi i provon të dyja fotot, me kapele dhe pa kapele, ndërkohë që roja, me një gabim të vogël mund të humbasë edhe jetën.

Dëshmitari shkruan:

JOQ shikoni cfar ndodh ne Shkoder, merr flake bibloteka e konviktit ne Shkoder, mirese vjen zjarrfiksja , po skan asnje kusht per tu ngjitur ne catine e konviktit, nuk bejne asgje dhe vecse i japin nje bombul fikese rojes te konviktit qe te njitet per ta fike dhe rrezikon jeten roja me fik zjarrin se punonjesit e kan me pertese te ngjiten, dhe me e forta eshte roja tu rreziku jeten ne maje te catis me fik zjarrin qe nga momenti ne moment mund te rreshqiste se skishte as nje litar qe tu lidhte dhe asnje mase mbrojtese si kokore apo doreza, polici qe po vezhgonte nga tarraca konviktit ben SELFIE me cel per te ken prezent edhe ai ne vend ngjarje…! O shtet mutit, o Zot ku jetojme…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close