Categories Lajme

“Cunami”, 50 mijë litra verë ‘mbushin’ rrugën në Spanjë (VIDEO)

Ky  është momenti kur “fontana” me verë të kuqe shpërthen nga rezervuari  prej 50 mijë litrave, në një verari në Spanjë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin një sërë rezervuarësh të hekurt në verarinë Bodegas Vitivinos në Villeamale të Spanjës.

Në fillim të videos shihet se si një sasi e madhe e verës së kuqe në formë të cunamit duke u derdhur nga rezervuari dhe përhapet nëpër tokë, por pa kaluar shumë minuta ajo mbulon edhe hapësirën ku ishin disa vetura të parkuara.

Punonjësit e verarisë nuk kishin çfarë të bëjnë tjetër vetëm se të shikojnë se si mijëra litra verë derdhej. E mediat lokale raportojnë se shkaku i shpërthimit të rezervuarit, mund të jetë presioni i madh i ajrit.

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe prej asaj kohe është shikuar nga më shumë se 38 mijë persona, dhe është ripostuar nga më shumë se 9 mijë njerëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME