Lajme

“Dal lakuriq para burgut nëse…”/ Lekocaj: Ju betohem për shpirtin e nënës që s’kam lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë. Policia e di kush është autori!

Klodian Lekocaj, i cili ditët e fundit është lakuar si personi që ka porositur vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja ka mohuar kategorikisht se është i përfshirë në ngjarje.

Mediat greke ngrenë dyshime se Lekocaj ka lidhje me ekzekutimin e dyfishtë më 18 dhjetor në Athinë, por edhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 Dhjetor në zonën e Selitës  në Tiranë.

Lekocaj shprehet se gjithçka po e bën policia greke pasi e di se kush është autori i vërtetë. Sipas tij policia kërkon të mbyllë sa më shpejt punën e saj.

“Nuk kam dorë në vrasjen e fundit. Policia po e bën këtë për të mbyllur punën e saj. Policia greke e di kush është autori. Ju betohem për shpirtin e nënës që nuk kam lidhje me ngjarjen.

Nëse policia e vërteton, unë do dal lakuriq para burgut. Unë jam me burgim të përjetshëm, nuk më gjen gjë ta pranoj. Nuk jam as i pastër sa qielli dhe as i pisët sa më bëjnë këta” ka thene ai për Faxnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close