Categories Lajme

Dalin detaje nga aksidenti ku humbi jetën 10 vjeçari, po shkonte të takonte nënën në restorantin ku punonte

Njerëzit në Petritoli të Italisë u tronditën të dielën kur mësuan se një 10-vjeçar kishte humbur jetë në një aksident tragjik. Më vonë, u bë e ditur se në aksident ishte përfshirë edhe një 40-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhej fjalë për babë e bir shqiptarë, që jetonin prej vitesh në Itali. Mediat kanë bërë publike identitetin e viktimës. Ai është Kristian Kazazi. Mediat italiane kanë shkruar se familja e vogëlushit shqiptar gëzonte respekt të madh në zonë.

“Një tragjedi e tmerrshme. Nuk ka fjalë për të komentuar vdekjen e një fëmije që i gjithë komuniteti e njeh dhe e do.  Një fëmijë që ka qenë gjithmonë i qeshur, i gëzuar dhe i shoqërueshëm, e që në thelb pasqyron familjen Kazazi. Një familje e mrekullueshme ndaj së cilës komuniteti tashmë i është më pranë se kurrë pas kësaj tragjedie”, është shprehur Luca Pezzani, kryetari i Bashkisë Petritoli. Babai i Kristianit quhej Toni, e ëma Brunilda si dhe kishte edhe një motër me emrin Klarisa. Mësohet se Kristiani ndodhej në një makinë me babain pasi po shkonin për në restorantin ku punonte nëna e tij.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës të së dielës në një rrugë ku mjeti tip “Fiat Panda” humbi kontrollin. Ata u përplasën me një mur. Për shkak të impaktit të fortë fëmija ka dalë nga makina, duke pësuar plagë të rënda, aq sa i morën jetën menjëherë. Ndërkohë babai ngeci brenda makinës dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij. Më pas, ai u transportua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME