Categories Lajme

Dalin fotot, ja si do duket aeroporti i Vlorës, Rama: Marin fund çmimet e shtrenjta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e projektit të aeroportit të Vlorës, i cili siç duket nga pamjet, pritet të jetë gjigand. Prezantimi i projektit u bë pasditen e sotme në qytetin bregdetar, ku vetë Rama tha se ndërtimi i këtij aeroporti do t’i japë fund makthit të çmimeve të larta.

“Mendoj që aeroporti i Vlorës duhet të jetë më i madh se i Tiranës, me më shumë funksione dhe me një standard më të lartë. Jo se Vlora është më e rëndësishme se Tirana, se Vlora është edhe më e rëndësishme se New York, se Berlini, por se i Tiranës ka çmime shumë të larta, mungesë kapacitetesh. Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Më tej, Rama deklaroi se ka filluar ndërtimi i aeroportit të Kukësit dhe po punohet edhe për atë të Sarandës, duke shtuar se këta dy aeroporte do jenë me një tjetër profil, ndryshe nga ai i Vlorës, i cili sipas tij, do të ketë një pistë më të madhe se ai i Tiranës. “Kemi filluar ndërtimin e a aeroportit të Kukësit. Njëkohësisht po punojmë për aeroportin e Sarandës. Qoftë Kukësi apo Saranda do kenë aeroporte me një tjetër profil. Ndërkohë që i Vlorës do ketë një pistë 3.2 km, kur Tirana e ka më të vogël. Do mundësojë edhe transportin e mallrave, pasi nuk kemi deri më tani një të tillë. Është me shumë rëndësi, me potencialin që ka Vlora. Por do ketë dhe një funksion të tretë, për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve.

Këto e bëjnë aeroportin e Vlorës një qendër ekonomike, pasi kontributi në ekonomi do jetë shumë i ndjeshëm. Sipas llogarive, thuhet se çdo lekë i investuar në një aeroport është i shumëfishuar me 27 nga aktiviteti. Nëse 1 mijë vende pune i kërkon direkt aeroporti, vlerësohet që rritja e punësimit në gjithë aktivitetin ekonomik që aeroporti sjell është deri në 27 fish, por na duhen specialistë”, tha Rama nga Vlora.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME