
Në përmbyllje të protestës së studentëve disa të rinj kanë qëndruar në sheshin para kryeministrisë dhe në shenjë simbolike kanë ndezur 9 balona për 9 kërkesat e panegociueshme të studentëve.
Studentët kanë vendosur që të mblidhen sërish në janar për të vijuar protestën me idenë e qartë se nuk do të bëjnë asnjë lloj dialogu me kryeministrin apo qeverinë dhe se kërkesat e tyre do duhet të plotësohen.