Lajme

Dalin pamjet, djali i vendosi zjarrin shtëpisë dhe shikon flakët i qetë nga ballkoni

Jane siguruar pamjet e momentit kur 36-vjeçari Klodjan Osmenaj i vendosi flakën apartamentit ku jetonte bashkë me nënën në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Sikur duket edhe nga videoja, djali pasi i vuri zjarrin shtëpisë ka dalë në ballkon dhe shikon si e përpinë flakët dritaren dhe gjithçka që kishte brenda.

Fqinjët u shprehën se e ëma Hava Osmenaj nuk pranoi që të zbriste nga kati i tretë pa marrë djalin, i cili nuk dilte se kishte frikë policinë. Por të dy mbetën brenda duke u bllokuar nga flakët dhe në fund u detyruan të hidheshin nga kati i tretë për të shpëtuar. Si pasojë e p lagëve, e moshuara ndërroi jetë në spital, ndërsa djali është në gjendje të rëndë. Ai dyshohet se vuan nga problemet mendore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close