Lajme

Dalin pamjet e aksidentit me dy të plagosur në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Policia bënë me dije se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbetën të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në Gosë, ndërsa siç shihet nga pamjet e publikuara nga Abc News përplasja ka qenë tepër e fortë, pasi automjetet kanë pësuar shumë dëmtime.

Dy të plagosurit u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: