Categories Lajme

Dalin pamjet e operacionit: Si e shpëtoi policia pengun në Tiranë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e operacionit të policisë së Tiranës gjatë paradites së sotme teksa shpëton nga pengmarrësit 23 vjeçarn nga Maqedonia Davor Velefski. Ngjarja ndodhi në zonën e Farkës, Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës në Tiranë.

Tre persona në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng shtetasin maqedonas Davor Velefski dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

“Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh. Dy persona, A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni, beri me dije policia.

Ngjarja Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në lagjen “Ali Demi” pranë Kryegjyshatës Bektashiane ku dy persona, një 41 vjeçar dhe një 42 vjeçar fillimisht futen me forcë në makinë 23 vjeçarin nga Maqedonia Davor Velefski. Pasi e kanë futur në makinë ata i kanë vendosur pistoletën në kokë duke i kërkuar 250 mijë euro. Pasi është informuar për ngjarjen, policia është vënë në ndjekje të personave duke i arrestuar. Njëri prej tyre tentoi të largohej në këmbë me vrap, por pas një ndjekjeje të shkurtër efektivët e policisë kanë mundur ta kapin. Të arrestuarit janë Abert Xhoka dhe Sokol Masha, të cilët tani akuzohen për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Atat hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje por se 23 vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi. Nga policia është proceduar dhe shtetasi tjetër maqedonas Subi Ethemi për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë Tiranë Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”. Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni. Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME