Lajme

Dalin pamjet, ja si u vendos tritoli në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së Benard Ndrecës, kreut të PD në Vaun e Dejës, të cilit i shpërtheu makina me tritol.

Në këto pamje duken 2 persona të maskuar të cilët pas mesnatës kanë vendosur në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit lëndën plasëse poshtë makinës tip Audi të Benard Ndrecës.

Autorët kanë pritur deri në agim, kur në mjetin e tij është futur vetë kreu i PD të Vaut të Dejës. Sapo ai ka lëvizur mjetin, tritoli ka shpërthyer. E gjithë ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pësuar lëndime Benard Ndreca, kjo për shkak edhe të vendosjes së tritolit nga krahu i pasagjerit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close