Lajme

Dalin pamjet nga aksidenti në Rrugën e Kombit, 33 vjeçari humb jetën (FOTOT)

Publikohen detaje të reja nga aksidenti në rrugën e Kombit. Policia konfirmon se ka humbur jetën drejtuesi i një mjeti tip “BMW”  Armand Xhaferri 33 vjeç . Aksidenti ndodhi pasi tre automjete janë përplasur në hyrje të Rrëshenit, dy mjete te vogla dhe një trajler. Siç mund të shihni në fotot e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dyshohet se v iktima ka qëndruar 30 minuta në automjet.

“Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin Armand Xhaferri 33 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: