fbpx
Lajme

Dalin pozitivë edhe tre mësues në dy shkolla të Bulqizës

Situata nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19 vijon të jetë mjaft delikate në qarkun e Dibrës. Pas prekjes së bluzave të bardha tashmë tendenca duket se është që koronavirusi të hyjë edhe nëpër shkolla. Bulqiza është një ndër vatrat e nxehta ku personeli arsimor po infektohet me virusin korona.

Pas daljes pozitiv pak kohë më parë të rezultateve të tamponëve të pesë mësuesve të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë, së fundmi nga armata e mësuesve të kësaj bashkie kanë rezultuar pozitiv edhe tre mësues të tjerë.

Sipas “BalkanWeb”, bëhet fjalë për dy mësues të gjimnazit të Bulqizës dhe një mësues i shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda” të Bulqizës.

Por, si në rastin e shkollës “Shefqet Tançi”, ku mësimi nuk u ndërpre për asnjë çast, edhe në këto dy shkolla ku ka personel arsimor të investuar me Covid-19, mësimi nuk pritet të ndërpritet, pasi ZVA Bulqizë ka mësues zëvendësues në dispozicion për t’i angazhuar në të tilla situata.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button