Lajme

Dallgë të mëdha dhe stuhi detare! Dalin pamjet e “furisë” së detit në Himarë

Moti i keq, reshjet që nuk pushojnë dhe stuhitë e erës kanë “kapur” të gjithë territorin e Shqipërisë e në veçanti jugun e vendit.

Bashkia e Himarës ka postuar në rrjetin social një video të gjendjes aktuale në bregdet si dhe i ka bërë thirrje bizneseve që të tregojnë kujdes pasi ka një stuhi detare dhe dallgët kanë arritur në lartësi të konsiderueshme.

Reshjet e shiut si dhe era e fortë, ka sjellë probleme edhe në qytetin e Himarës. Bashkia e Himarës shprehet se një stuhie detare në Spile, por edhe në plazhin e Livadhit, po përmbyt zonën ndërkohë që i bën thirrje bizneseve buzë detit që të tregojnë kujdes. Reshjet intensive të shoqëruara me stuhi, kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, por kryesisht përgjatë bregdetit.

Më poshtë pamjet:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: