Categories Lajme

Damian Gjiknuri, dhe deputeti Vullnet Sinaj takim me banorët e Vllahinës, Mandati i tretë i merituar, zona ka potencial real për zhvillim

Damian Gjiknuri, dhe deputeti Vullnet sinaj takim me banorët e Vllahinës , Gjiknuri: Krenar për premtimet e mbajtura, projektet do të vijojnë Sinaj: Do loboj për rritjen e rentës minerare për zonat naftëmbajtëse . Sinaj: Mandati i tretë i merituar, zona ka potencial real për zhvillim

Ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte fshati Vllahinë në Bashkinë e Selenicës, ku shoqërohej nga deputeti Vullnet Sinaj.

Gjiknuri u kërkoi banorëve të votojnë Partinë Socialiste si të vetmin opsion që ju ofron zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së tyre. Sipas Gjiknurit, Partia Socialiste vjen krenare në zone, me premtime të mbajtura dhe me sigurinë se këto vepra do të përmbyllen gjatë mandatit të tretë qeverisës.

“Provat u dhanë këtu në Labëri me rrugën e nisur. Nuk ka përfunduar, ndaj duam ta çojmë deri në fund këtë mision dhe duam një mandat burrëror. Jeni popull mirënjohës, jeni popull patriotik, jeni njerëz që gjithë Shqipëria e di historinë tuaj, le ti themi të gjithëvë që ne jemi mirënjohës për punët e mira të bëra dhe të mbështesim me vote. Të vazhdojmë të gjithë këto punë të tjera të nisura ti çojmë deri në fund, prandaj duhet votë masive.

Ne kemi një destinacion, Partinë Socialiste, Edi Ramën, nr.12. Ai garanton zhvillimin sepse zhvillimi dhe mirëqënia do të vijë nga këto vepra, por këto vepra do të mbarojnë po të jemi ne në pushtet se po të vi krahu tjetër, kanë mbaruar punë me Vlorën ata.

Ne na flasin veprat, ata flasin me çfarë mund të bëjnë kur nuk kanë bërë asgjë. Ne themi kemi bërë këto dhe do të bëjmë më shumë”, theksoi Gjiknuri. Deputeti Vullnet Sinaj, u ka kërkuar banorëve të mos e kursejnë mbështetjen e tyre, pasi projektet në këtë zonë do të vijojnë për të zhvilluar turizmin dhe bujqësinë.

Përfundimi i Rrugës së Lumit është jo vetëm një premtim i mbajtur por një ëndërr e realizuar dhe që do të pasohet nga rrugët lidhëse me Poçemin, lobimin për rritjen e rentës minerare dhe projekte të tjera ambicioze.

“Në një zonë të tillë qytetarët ose banorët vijnë dhe të thonë se nuk ju kërkojmë ndonjë gjë të madhe por ju kërkojmë rrugë, ujë dhe drita dhe unë këtu ndihëm mirë sepse të gjitha këto janë zgjidhur, rruga është bashkuar me asfalt dhe koha e ardhjes në Vllahinë është përgjysmuar dhe kjo është një nga punët më të mëdha që ka bërë qeveria Rama dhe Kryeministri në krye të saj.

Them kështu sepse ka një gjë që duhet ta vlerësojmë, asnjë Kryeministër asnjë qeveri nuk e pati vëmendjen nga kjo zonë për të investuar në këtë zonë milion euro për të ndërtuar një rrugë të tillë.

Ne meritojmë më shumë investime si një zonë naftëmbajtëse dhe unë kam ngritur zërin dhe kam kërkuar që të rritet renta minerare që investohet në njësitë apo në bashkitë ku janë burimet minerare”, u shpreh Sinaj. Sipas tij, duke diskutuar që në rast se një qytet bregdetar ka të ardhura nga turizmi, në një qendër të banuar në një qytet si Vlora.

Po këtu në Vllahinë apo në zonën e Gorishti, këtu ka burime natyrore? Nuk e kam arritur ende të çoj rentën minerare nga 5% në 25% por ju jap fjalën se do ta vazhdoj akoma përpjekjen time për të rritur investimet e naftës në zonë. Ne jemi besim plotë se Edi Rama nuk do të mjaftohet me këto punë që ka bërë, por kemi përpara aeroportin, kemi përpara unelin e llogorasë, do të këmi përpara lidhjen e Vllahinës me urën e Poçemit.

Kështu që ju pa asnjë dallim as nga e majta as nga e djathta, as në subvencione, as në legalizime, as në trajtimin e punëtorëve në naftë, po ju kemi dhënë naftëtarëve statusin dhe ju kemi krijuar të gjitha kushtet, atëherë dua tju ftoj të votojmë sëbashku për mandatin e tretë të Partsisë Socialiste dhe manditin e tretë të Edi Ramës”, nënvizoi Sinaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME