Categories Lajme

Damian Gjiknuri inspekton kantierin në hyrjen e vjetër të Vlorës, njohur si rruga e Pusit të Mezinit

Gjiknuri: Rehabilitim i plotë rrugës në zonën e Pusit të Mezinit Gjiknuri: Investimi si përgjigje ndaj kërkesës së banorëve Gjiknuri: Rruga, segment degëzim me bajpasin e Vlorës Në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ndoqi nga afër fillimin e punës për rehabilitimin e hyrjes së vjetër të Vlorës, segment që lidhet edhe me Bajpasin, njohur si rruga e Pusit të Mezinit.

Ndërhyrja po kryhet në gjatësinë prej 1.5 kilometër dhe do ti japë zgjidhje një gangrene shumëvjeçare për banorët e kësaj lagjeje. “Fillimi i punimeve në këtë aks tërësisht të amortizuar ndez dritën jeshile për të tjera investime madhore në këtë zonë. Rehabilitimi përfshin të gjithë infrastrukturën: sistemin e kanalizimeve, kullimit dhe atë të ndriçimit. Në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor dhe me kompaninë që po realizon punimet, më në fund ky aks rrugor do të ofrojë të gjitha standartete e duhura rrugore.

Ky segment si një zgjatim i Bajpasit do të lëhtësojë shumë qarkullimin e automjeteve”, u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, investimi vjen si një përmbushje e kërkesave të vazhdueshme të banorëve të zonës por edhe të qytetarëve të Vlorës të cilët ishin të detyruar që sa herë kalonin në këtë aks të përballeshin me kushte infrastrukturore përtej çdo parametri të lejuar.

“Ritmet me të cilat po punohet janë tregues i faktit se shumë shpejt aksi i vjetër rrugor do të ofrojë të gjitha kushtet bashkëkohore të një aksi rrugor me parametrat e duhur infrastrukturor”, theksoi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME