Lajme

Damian Gjiknuri prezanton ministren Anila Denaj dhe mjekun e njohur në Sarandë, krah tij shfaqet edhe deputeti që u tërhoq nga kandidimi (FOTOT)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ditën e sotme ka prezantuar kandidatët e PS-së për zonën e Sarandës.

Ministrja Anila Denaj dhe mjeku Niko Kuri do të jenë kandidatë për Sarandën, të renditur respektivisht në pozicionet 4 dhe 5 në listën e PS. Krah Gjiknurit, është shfaqur edhe deputeti Alket Hyseni, i cili u tërhoq nga kandidimi në Vlorë pasi ishte renditur i 11-i në listë.

“Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Sarandës ku prezantuam kandidatët për deputetë, Anila Denajn dhe mjekun Niko Kuri. Jam i sigurt se që të dy do të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke përfaqësuar denjësisht Bashkinë e Sarandës.

Falenderova gjithashtu Alket Hysenin për punën e bërë, angazhimin parlamentar dhe bashkëpunimin tonë gjatë 4 viteve që po mbyllim. 25 Prilli do të shënojë rezultatin rekord në Qarkun e Vlorës me fitoren e 9 mandateve”, shkruan Gjiknuri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: