Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorët e Llakatundit, Mandati i tretë qeverisës, prioritet zonat rurale

Damian Gjiknuri takim me banorët e Llakatundit . Gjiknuri: Mandati i tretë qeverisës, prioritet zonat rurale. Do të nisë puna për rehabilitimin e rrugës së Llakatundit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorë në fshatin Llakatund të Njësisë Administrative Shushicë. “Së bashku do të vijojmë këtë rrugëtim të cilin padiskutim që nuk duhet dhe nuk do ta lëmë në mes. Janë të shumta arsyet për ta vijuar të gjithë bashkë rrugëtimin e nisur. Me Partinë Socialiste, me qeverinë e Edi Ramës, Vlora po ndryshon aq sa të gjitha qytetet po e marrin si model duke dashur të jenë si Vlora.

Në këtë mandat të tretë qeverisës, vëmendja do të kthehet tek zonat rurale, aty ku do të përqëndrohen të gjitha investimet e duhura, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme e cila do të ndikojë padiskutim dhe në zhvillimin ekonomik të zonës”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai pohoi se në këtë mandat të tretë, ashtu siç ishte parashikuar do të realizohet rehabilitimi i aksit rrugor të Llakatundit duke i dhënë fund gangrenës shumëvjeçare “Marrja e 9 mandateve në Qarkun e Vlorës do të jetë tregues i mirënjohjes së thelllë të vlonjatëve për të gjitha investimet dhe për vëmendjen e madhe që Kryeministri ka patur dhe ka për Vlorën.

Me fitoren në 25 Prill, ne do të sigurojmë zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, të Llakatundit, të gjithë vendit”, theksoi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME