Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorët e Novoselës

Gjiknuri: Do të investojmë 8 milion euro për ujësjellësin Gjiknuri: Projekti i rradhës, ndërtimi i sistemit të ujitjes Ervis Moçka: Do të çojmë përpara projektet e nisura Moçka: Vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidati për deputet Ervis Moçka u takuan me banorët e njësisë administrative të Novoselës.

Gjiknuri kërkoi nga banorët e një prej zonave më prodhuese bujqësore që të mbështesin Partinë Socialiste për të vazhduar projektet e investimeve. “Banorët e njësisë Novoselës, kërkojnë vetëm një gjë, infrastrukturën bazë nga shteti, pjesën tjetër e sigurojnë vet.

Ne për këtë jemi. Më vjen mirë që e nisëm me energjinë, bëmë goxha investime dhe nuk kanë përfunduar të gjitha, por të paktën i dhamë rezultatet e para dhe do të vazhdojmë. Shumë shpejt fillon ujësjellësi, 8 milion euro në të cilin do të lidhen të gjitha fshatrat e Novoselës dhe përfundimisht zona nuk do të këtë më problem me ujin. Siguruam dhe fondet për mbrojtjen e argjinaturës së Vjosës, edhe ky projekt do të ecë dhe do të përfundojë shumë shpëjt.

Projekti tjetër madhor që kemi rënë dakord dhe po ua premtoj se do ta realizojmë është dhe gjithë ujitja për zonën. Që të sjellim si duhet edhe pjesën e bonifikimit edhe pjesën e ujitjes që kjo zonë të mos ketë më problem në këtë drejtim. Me gjithë këtë infrastrukturë të bërë mirë, për pjesën tjetër ju jeni të zotët e punës. Ju jeni më fat sepse përveç zhvillimit bujqësor ka dhe shumë investime në prodhim , pasi ka shumë veprimtari prodhuese afër autotradës që janë shndërruar në motor zhvillimi për Vlorën”, theksoi Gjiknuri. Më tej, ai u ndal edhe tek ndikimi që do të ketë aeroporti i Vlorës në zhvillimin e njësisë së Novoselës. “Ju do të keni edhe aeroportin dhe do ta ngrerë shumë vlerën e kësaj zone, jo vetëm vlerën e pronave këtu por i gjithë interesi për këtë zonë do të jetë shumë i lartë.

Këtu në Novoselë njërëzit do ta shikojnë shumë shpejt zhvillimin.” -tha Gjiknuri. Përfaqësuesi i kësaj zone në skuadrën fituese të Partisë Socialiste në 25 Prill, Ervis Moçka, tha se trasformimi ka nisur për zonën e Novoselës, pasi investimet në energjitikë do të pasohen me investime në kanale kulluese për bujqësinë dhe trasformimin e zonës në një prej prodhueve më të mëdhenj në Shqipëri.

“Kemi filluar me ndryshime që nga energjia elektrike , kur Damiani ishte ministër, ABC-ja u bë shumë shpejt dhe kjo zonë nuk vuan më. Ne kërkojmë sot, votën për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. E kërkojmë këtë votë për të vazhduar ato reforma që janë nisur.

E duam këtë mandat për reformat të cilat na prekin drejtpërdrejt. Ka nisur procesi i rregjistrimit të tokës, e kërkojmë këtë mandat për të mos ndaluar kjo reformë. Ka nisur procesi i legalizimeve dhe vetëm Partia Socialiste e ka vazhduar këtë proces. Pikërisht si ecëm me legalizimet do të duam të ecim dhe me rregjistrimin e tokës bujqësore.

Vetëm nëpërmjet këtij rregjistrimi do të jetë e mundur të zhvillohet ekonomia rurale. Do të bëhet e mundur që shume prej fermerëve të mund të aplikojnë për subvencione dhe në skemat e financimit të bujqësisë.

Me Damianin në parlament do të lobojmë për fillimin e një prej projekteve më të mëdha të infrastrukturës për kullimin dhe vaditjen për të gjithë zonën bujqësore të Novoselës”, tha Moçka. Gjiknuri e Moçka kërkuan nga banorët e zonës jo vetëm votëbesim për mandatin e tretë, por angazhimin e tyre që reformat e nisur të mos ndalen, duke garantuar se Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse për progresin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME