Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorët e Pilurit dhe Kudhësit

Damian Gjiknuri takim me banorët e Pilurit dhe Kudhësit . Gjiknuri: Regjistrimi fillestar i tokës po merr zgjidhje përfundimtare . Gjiknuri: PD premton shfuqizimin e ligjit që po u mundëson ju regjistrimin e pronave

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takime elektorale me banorë të Pilurit dhe Kudhësit, pjesë e Bashkisë së Himarës. “Fshatrat e bregut avash, avash po rregullohen. Ka ngel një çështje, ajo e regjistrimit të pronave.

Ligji që doli më në fund 20/20, u bë me shumë mund dhe çështja po vihet në vijë dhe pak nga pak të gjitha fshatrat po regjistrohen. Ka filluar shpallja dhe regjistrimit të tokave dhe unë personalisht do të ju ndihmoj në institucionet e Vlorës apo Sarandës për të gjitha problemet tuaja.

Pala tjetër shi ça thotë, do shfuqizojmë ligjin për pronat thonë. Pra të ju lënë në hava kur ne shyqyr që jua vumë në vijë atë problem e ta zgjidhim. Duan që ju të rrini prapë peng me vite të tëra dhe të vijnë ata siç kanë ardh zakonisht çakenjtë e pronave”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek kandidatët e opozitës dhe alternativa që ata përfaqësojnë. “Këtu ka dhe djem me origjinë nga fshati që ka kandiduar.

Dua ti sqaroj këto se do vijë dhe Taqoja dhe do të kërkojë vota këtu. Ju e keni djalin tuaj dhe unë nuk kam ndonjë gjë pasi siç e dini unë nuk shaj njeri. Nga ana politike gjithësesi duhet analizuar. Së pari, ai nuk zgjidhet deputet se ashtu e kanë vënë në listë. Ta kishin të rëndësishëm ata e vinin të parin por e kanë vënë të tretin.

Madje tani u hyri dhe sherri se thanë iku Luan Rama dhe votoni për atë vajzën e Vlorës. Kanë bërë një ngatërresë aty po prapë votat Luan Ramës do ti shkojnë. E dyta, këta që vijnë, vijnë për hallet e tyre, nuk vijnë për hallet e fshatit.

Ai ka hall se do të zgjidhë ndonjë punë të tijën, do të kapë ndonjë pozicion atje në Sarandë apo punët e tij nëse do të vijë ndonjëherë në pushtet por ata nuk vijnë.

Mos e shpërdoroni votën kot. Vota për PS është votë për zhvillimin sepse rrugët PS do ti sjellë, ujësjellësin PS do ta bëjë, lidhjen me Rrugën e Lumit të Vlorës pra riparimin PS do ta bëjë. Juve më shumë se sa të rregullohet një kushëri apo farefis që ka hyrë në interesin politik, ju intereson fshati dhe aksesi në pushtet. Unë jam një portë drejt aksesit për zgjidhjen e shumë problemeve këtu.

Ju kështu duhet ta trajtoni, ju I keni përfaqësuesit tuaj këtu. Unë komunikoj edhe me kryetarin e fshatit, edhe me kryetarin e partisë, lidhjet I kam dhe problematikat jua ndjek. Mos u përçani në fshat, mos e çoni votën dëm sepse edhe ata që vijnë, as sjanë të bërë dhe as që do të bëhen deputet”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjiknuri tha se opozita e sotme e ka treguar se nuk ka bërë asgjë për Vlorën ndaj nuk ka se çfarë të ofrojë. “Le që janë provuar njëherë kur kanë qenë në pushtet dhe asgjë nuk kanë bërë për këtë zonë.

Janë po ato fytyra dhe po ata njerëz. Çfarë do bëjë Luli më shumë nga çka bërë? Ishte në Tiranë dhe e provokoi Tirana! Sali Berisha, se pasardhësi i Saliut është ky, e dimë shumë mirë çfarë bëri për këtë zonë!”, u shpreh Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME