Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorët e Rajonit 5 në Vlorë

Damian Gjiknuri takim me banorët e Rajonit 5 në Vlorë,  Gjiknuri: Ndryshimi i kahjes politike sjell bllokimin e çdo investimi në Vlorë , Takimi në rajonin nr.5, Gjiknuri: Rikualifikim urban gjitha lagjeve të brendshme të qytetit

Kafen e mëngjesit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri e konsumoi me banorët e Rajonit 5, në zonën e njohur si ish-shtëpia e oficerave.

Teksa dëgjoi problematikat që kërkojnë zgjidhje, Gjiknuri kujtoi punën e bërë për trasformimin e zonës, e cila ka patur disa investime të rëndësishme gjatë dy mandateve të para të qeverisjes së Partisë Socialiste.

Investime që Gjiknuri theksoi se do të jenë edhe më të shumta në këtë mandat të tretë i cili do të përqëndrohet në rikualifikimin urban të lagjeve dhe zonave informale të qytetit. Gjiknuri u ndal tek alternativat e tjera politike që po u serviren vlonjatëve përmes premtimeve të shumta, të cilat mbeten vetëm premtime elektorale që asnjë vlonjat nuk i beson.

Sipas Gjiknurit se vlonjatët i kanë provuar të gjitha alternativat e tjera që jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për Vlorën por përkundrazi e morën peng zhvillimin e Vlorës duke e lënë në kaos për vite me rradhë.Të njëjtën gjë do të bëjnë nëse vijnë në pushtet.

“ Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë që sot kërkojnë votën tuaj. Kryeministri Rama ishte i vetmi që e tregoi përmes fakteve konkrete vlerën që Vlora ka për të”, theksoi Gjiknuri. Sipas tij, puna e nisur dhe vazhdimi i çdo investimi mbetet sfida kryesore për të gjithë ne. “Puna e nisur duhet të vijojë.

Nëse vjen në pushtet Partia Demokratike, gjithçka e nisur do të mbetet në mes. Unë personalisht zotohem që për zonën tuaj të siguroj investime infrastrukturore për t’ju kthyer juve atë mungesë vëmendje që keni patur ndër vite.

Është kjo arsyeja përse zgjodhja vet që në zgjedhjet e 25 Prillit të jem përfaqësuesi juaj duke ju premtuar se do të jem një zë i fortë për të zgjidhur shqetësimet tuaja si banorë të zones, duke kërkuar vazhdimisht investime për Rajonin 5.

Ashtu siç në këto dy mandate zgjidhëm problemin e rrjetit energjitik në zonën tuaj, ashtu jemi po ne, të vetmit që do të sigurojmë investime të mëtejshme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rehabilitimin e plotë të akseve rrugore, në mënyrë që edhe zonat informale të Vlorës të ofrojnë kushte bashkëkohore njësoj si qendra e qytetit që është transformuar rrënjësisht, duke ofruar potenciale të shumta zhvillimi, ashtu siç një qytet bregdetar duhet të ofrojë për të afruar sa më shumë turistë të huaj”, u shpreh Gjiknuri. Mbështetja juaj ndaj Partisë Socialiste, tha ai, përkthehet në mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, si një garanci për të ardhmen e fëmijëve tuaj.

“Kryeministri Rama është i vetmi që ashtu siç e nisi transformimin e Vlorës, do ta çojë deri në fund misionin e nisur për Vlorën dhe me Vlorën. Mirënjohjen ndaj Kryeministrit Rama vlonjatët më 25 Prill do ta tregojnë përmes votës masive për Partinë Socialiste”, deklaroi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME