Categories Lajme

Damian Gjiknuri, takim me banorët e Vllahinës: Krenar për premtimet e mbajtura

Damian Gjiknuri, takim me banorët e Vllahinës Gjiknuri: Krenar për premtimet e mbajtura, projektet do të vijojnë Sinaj: Do loboj për rritjen e rentës minerare për zonat naftëmbajtëse Sinaj: Mandati i tretë i merituar, zona ka potencial real për zhvillim Ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte fshati Vllahinë në Bashkinë e Selenicës, ku shoqërohej nga deputeti Vullnet Sinaj. Gjiknuri u kërkoi banorëve të votojnë Partinë Socialiste si të vetmin opsion që ju ofron zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së tyre.

Sipas Gjiknurit, Partia Socialiste vjen krenare në zone, me premtime të mbajtura dhe me sigurinë se këto vepra do të përmbyllen gjatë mandatit të tretë qeverisës. “Provat u dhanë këtu në Labëri me rrugën e nisur.

Nuk ka përfunduar, ndaj duam ta çojmë deri në fund këtë mision dhe duam një mandat burrëror. Jeni popull mirënjohës, jeni popull patriotik, jeni njerëz që gjithë Shqipëria e di historinë tuaj, le ti themi të gjithëvë që ne jemi mirënjohës për punët e mira të bëra dhe të mbështesim me vote. Të vazhdojmë të gjithë këto punë të tjera të nisura ti çojmë deri në fund, prandaj duhet votë masive.

Ne kemi një destinacion, Partinë Socialiste, Edi Ramën, nr.12. Ai garanton zhvillimin sepse zhvillimi dhe mirëqënia do të vijë nga këto vepra, por këto vepra do të mbarojnë po të jemi ne në pushtet se po të vi krahu tjetër, kanë mbaruar punë me Vlorën ata.

Ne na flasin veprat, ata flasin me çfarë mund të bëjnë kur nuk kanë bërë asgjë. Ne themi kemi bërë këto dhe do të bëjmë më shumë”, theksoi Gjiknuri.

Deputeti Vullnet Sinaj, u ka kërkuar banorëve të mos e kursejnë mbështetjen e tyre, pasi projektet në këtë zonë do të vijojnë për të zhvilluar turizmin dhe bujqësinë. Përfundimi i Rrugës së Lumit është jo vetëm një premtim i mbajtur por një ëndërr e realizuar dhe që do të pasohet nga rrugët lidhëse me Poçemin, lobimin për rritjen e rentës minerare dhe projekte të tjera ambicioze.

“Në një zonë të tillë qytetarët ose banorët vijnë dhe të thonë se nuk ju kërkojmë ndonjë gjë të madhe por ju kërkojmë rrugë, ujë dhe drita dhe unë këtu ndihëm mirë sepse të gjitha këto janë zgjidhur, rruga është bashkuar me asfalt dhe koha e ardhjes në Vllahinë është përgjysmuar dhe kjo është një nga punët më të mëdha që ka bërë qeveria Rama dhe Kryeministri në krye të saj.

Them kështu sepse ka një gjë që duhet ta vlerësojmë, asnjë Kryeministër asnjë qeveri nuk e pati vëmendjen nga kjo zonë për të investuar në këtë zonë milion euro për të ndërtuar një rrugë të tillë. Ne meritojmë më shumë investime si një zonë naftëmbajtëse dhe unë kam ngritur zërin dhe kam kërkuar që të rritet renta minerare që investohet në njësitë apo në bashkitë ku janë burimet minerare”, u shpreh Sinaj. Sipas tij, duke diskutuar që në rast se një qytet bregdetar ka të ardhura nga turizmi, në një qendër të banuar në një qytet si Vlora.

Po këtu në Vllahinë apo në zonën e Gorishti, këtu ka burime natyrore? Nuk e kam arritur ende të çoj rentën minerare nga 5% në 25% por ju jap fjalën se do ta vazhdoj akoma përpjekjen time për të rritur investimet e naftës në zonë. Ne jemi besim plotë se Edi Rama nuk do të mjaftohet me këto punë që ka bërë, por kemi përpara aeroportin, kemi përpara unelin e llogorasë, do të këmi përpara lidhjen e Vllahinës me urën e Poçemit. Kështu që ju pa asnjë dallim as nga e majta as nga e djathta, as në subvencione, as në legalizime, as në trajtimin e punëtorëve në naftë, po ju kemi dhënë naftëtarëve statusin dhe ju kemi krijuar të gjitha kushtet, atëherë dua tju ftoj të votojmë sëbashku për mandatin e tretë të Partsisë Socialiste dhe manditin e tretë të Edi Ramës”, nënvizoi Sinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME