Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorët në qytetin e Delvinës (Video)

Gjiknuri prezanton kandidatët Anila Denaj, Niko Kuri e Leonard Beqiri Gjiknuri: Mbajtëm premtimin për ujësjellësin dhe rrugën Kardhiq-Delvinë Gjiknuri: Vota për PS është votë për secilin prej kandidatëve Denaj: Delvina nuk do zhgënjejë por do surprizojë në 25 Prill.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri takoi banorët e Bashkisë së Delvinës ku prezantoi kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri. “Unë sot dua të prezantoj znj. Anila Denaj. Qytetarët do të kenë mundësinë jo vetëm ta njohin por jam i bindur se ajo e ka treguar veten si një zonjë e cila ka ditur t’i qëndrojë punëve dhe më vjen mirë që u tha edhe nga kryetarja e bashkisë pak më parë i ka mbështetur edhe në këto kohë të vështira, me projekte të cilat edhe në kohë ku buxheti nuk ka qënë aq i shëndoshë për ato arsye që thamë. Gjithashtu, ne kemi edhe Niko Kurin, doktorin që e njihni të tërë.

Një njeri që u ka shërbyer të gjithëve në këto kohë të vështira. Një mjek humanist dhe një kandidat i PS-së por mbi të gjitha një qytetar i kësaj zone, që i di mirë hallet dhe problemet e zonës dhe jam i bindur që do ju përfaqësojë denjësisht por njëkohësisht do t’ju shërbejë edhe si mjek sepse e ka marr këtë si angazhim dhe detyra e tij kjo është. Dua të prezantoj edhe Leonard Beqirin, i cili është i 11-ti në listën e kandidatëve të Vlorës dhe ky do të jetë një përfaqësues që jam i bindur se do të bëjë punën e tij, do të njihet më shumë me ju dhe pse mos jetë ky një zë i juaj”, u shpreh Gjiknuri.

Duke u ndalur tek investimet e kryera gjatë këtyre viteve në Delvinë, Gjiknuri ju referua konkretisht ujësjellësit të qytetit dhe aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. “Këtu, kur erdha para 5 vitesh, problemi kryesor që nxirrnin delvinjotët, ka qënë problemi i ujit të pijshëm. Në fakt, me investimin e qeverisë shqiptare, çështja e ujit të pijshëm po vihet në zgjidhje. Kjo është e vërteta dhe nuk është cështje fjalësh. Tashmë po bëhet vepër dhe jemi në përfundim të këtij procesi dhe shumë shpejt delvinjotët do të kenë ujë. Një dëshirë e kahershme dhe praktikisht ka qënë një problem shumë serioz për zonën. Kjo po bëhet realitet falë investimeve dhe premtimeve të mbajtura nga Partia Socialiste.

Gjithashtu, problemi tjetër i madh që ka qënë rruga Kardhiq-Delvinë, tenderuam pjesën më të madhe të rrugës dhe tashmë është segmenti i fundit që është tuneli i cili dhe ai brenda një viti jam i bindur që do të përfundojë. Delvina do të ketë një akses shumë më të mirë në rrjetin kombëtar të rrugëve, kjo do të bëjë që Delvina të ndryshojë shumë dhe interesi për qytetin të rritet. Natyrshëm, që ka shumë gjëra që nuk janë bërë. Ka akoma nevojë për punë dhe për këtë duhet mandati i tretë, që këto punë të mira ti cojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri. Gjiknuri u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos shpërdorojnë votën e tyre të 25 Prillit. “Mendoj se ka shumë arsye pse ne duhet të votojmë për PS-në dhe Edi Ramën dhe mos ta hedhim votën dëm.

Vërtet ky sistem zgjidhor mundëson që të votoni edhe kandidat të mundshëm por mbi të gjitha votoni PS-në, vota për PS-në bën edhe Nikon deputet, edhe Anilën, edhe mua dhe të gjithë këtë ekip. Vota për PS-në i shkon të gjithëve. Ata i kanë dhënë provat edhe në vitin 2005 kur erdhen në pushtet. Bllokuan të gjitha projektet e Edi Ramës në qytet dhe të njejtën gjë duan të bëjnë tani, që të gjitha këto vepra të nisura në Sarandë të mos përfundojnë kështuqë ne duhet të bëjmë shumë kujdes që votën ta cojmë për PS-në dhe PS-ja të dali partia më e votuar në qarkun e Vlorës për të dhënë një mesazh, të marrim rezultatin më të thellë për qarkun e Vlorës që të gjithë ekipi të nderohet.”, vlerësoi Gjiknuri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete, shprehu bindjen për një rezultat elektoral rekord në 25 Prill. “Unë jam e bindur që në datë 25, Delvina nuk do të zhgënjejë. Jam e bindur që Delvina e majtë nuk do të zhgënjejë por do të surprizojë. Mbështetjen ndaj Bashkisë, kryetares, e kam treguar dhe do e kem akoma më të fortë.

Por mbështetjen më të madhe do ta kemi ndaj qytetarëve, problemeve dhe ankesave të tyre, ndaj zonjave delvinjote që punojnë dhe ia dalin me bizneset e tyre dhe punët e tyre të përditshme, ndaj të rinjve që takuam pak më parë dhe janë plot energji dhe dëshira të cilat jo gjithmonë mund t’i gjejnë të realizuara sepse jo të gjitha mundësitë i jep Delvina”, theksoi Denaj. Unë, vijoi ajo, jam e bindur që në Delivnë ka akoma shumë mundësi për t’iu kthyer puna, lavdia dhe vlera ekonomike e gjithë familjeje por këtë do ta bëjmë së bashku duke përmirësuar edhe ato problematika që jane dhe nuk janë zgjidhur. “Unë jam një person që i shkoj punëve deri në fund dhe i shkoj me mbështetjen e të gjithëve ndaj në cdo ditë me mbështetjen tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME