
“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, ka rrëfyer Dan Hutra para togave të zeza planin e tij makabër ditën e masakrës me 3 viktima në kryeqytet.
Ai ka treguar se arsyeja pse donte ta vriste Mariana Gurakuqin ishte se ajo i kishte kërkuar Vladimir Kurtit që ta helmonte. Sipas Hutrës, kjo ishte pikërisht edhe arsyeja pse nisi konflikti mes tyre në burg, raporton gazetarja Klodian Lala.
Ndaj objektivi i tij i parë ishte ish e dashura e tij Marjana Gurakuqi, të cilën e sulmoi me thikë në dyqan. Serial-killeri tha para hetuesve se makinën e kishte marrë me qira, ndërsa kallashnikovin në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë.
“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, tha 40-vjeçari.
Ndërsa shpjegoi arsyen e vrasjes së Etleva Kurtit dhe momentin kur e ekzekutoi me kallash në oborrin e banesës.
“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë”. Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, rrëfeu ai.
Sa i përket masakrës në familjen e ish të fejuarës, Elena Hysa ka deklaruse se objektivi ishte ish-vjehrri Zaim Hysa. Kur mbërriti tek banesa e tij arma ju bllokua dhe dy viktimat, motrën dhe kunatën e Elenës, i goditi për vdekje me thikë.
“Nusen e Fatosit, ish-kunatit e godita me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Ajo ra menjëherë në tokë, ngjitur me automjetin që ndodhej në oborr. Ish-kunata Lutfia tentoi të hynte në makinë, por e godita në qafë dhe trup disa herë, pasi doja të sigurohesha”, tha ai.
Ndërsa Elenën dhe nënën e saj Hasimen i qëlloi me kallashnikov, pasi mundi ta zhbllokonte armë.
“Zhbllokova kallashnikovin me majën e thikës. Kur po qëlloja mbi ish-vjehrrën, me doli përpara ish bashkëjetuesja”, dëshmoi Hutra.
Dan Hutra tregoi se krimin e kreu, pasi kishte dyshime në atësinë e fëmijës dhe ata nuk e pranuan që të kryenin një test AND-në.
Ai këmbënguli se nuk e dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe u dënua pa faj për këtë çështje.
Ndërsa e mbylli rrëfimin krejt indiferent, se “gjithçka e kishte mbyllur, sikur edhe 5 burgime të përjetshme ti japin”.