Categories Bota, Lajme

Danimarka ndalon një anije kërkimore ruse

Autoritetet daneze kanë ndaluar një anije kërkimore ruse në veri në Gadishullit Jutland. Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë autoritetet e të dy vendeve.

Në një deklaratë për mediat ambasada e Rusisë në Kopenhagë ka thënë se anija “Adakemik Ioffe” e Institutit Shirshov për Oqeanologji, që është pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave, u ndalua të hënën përderisa po mbushej me karburant në një port në Skagen.

Ndër të tjera në deklaratën e saj ambasada thekson se konfiskimi i anijes u krye si masë e përkohshme si pjesë e një mosmarrëveshjeje me një kompani kanadeze në lidhje me aktivitetet e mëparshme të anijes “Akademik Ioffe”. “Anija është më flamur rus, është pronë e Federatës Ruse dhe përdoret nga Instituti Shirshov për Oqeanologji për qëllime shkencore”, tha ambasada ruse.

Autoritetet daneze i thanë agjencisë së lajmeve “DPA”: “Ministria e Jashtme është e vetëdijshme për çështjen dhe mund të konfirmojë se jemi në kontakt me Ambasadën e Rusisë.” Ndërkohë mediat ruse raportuan se kjo anije në të kaluarën kishte marrë turistë që paguanin me qëllim që të fitonte të ardhura shtesë për t’i paguar aktivitetet kërkimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME