Lajme

Danimarka zbulon rastin e parë me variantin brazilian të covid

Danimarka ka regjistruar rastin e parë të variantit brazilian, sipas një deklaratë të Ministrit Shëndetësisë të mërkurën. Varianti është zbuluar nga Universiteti Teknik i Danimarkës, i cili ndihmon në analizimin e mostrave dhe është konfirmuar nga agjencia kombëtare e sëmundjeve infektive të Danimarkës. Kërkimet kanë treguar se varianti është 2.2 herë më i transmetueshëm dhe mund të shmangë imunitetin nga infeksioni i mëparshëm Covid-19 deri në 61%.

Gjashtë raste të variantit P.1 u raportuan gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë. Studiuesit thanë se kjo nuk ka gjasa të shkaktojë një rritje të rasteve. Shëndeti Publik në Angli tha në një deklaratë të dielën se personi i paidentifikuar është një nga gjashtë rastet e variantit. Agjencia shtoi se tre nga rastet u zbuluan në Angli dhe tre të tjera në Skoci. Varianti është zbuluar gjithashtu në kombet e tjera europiane duke përfshirë Spanjën, Belgjikën, Italinë dhe Holandën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: