Lajme

Darëzeza shndërrohet në pistë të garave me kuaj

Darëzeza është shndërruar në pistë garash për kalorës profesionistë dhe kuaj të racave të rralla. Një organizim mes klubeve dhe individëve që duan garën.

Për të dytin vit radhazi në plazhin e Darëzezës po organizohen gara profesioniste të kuajve duke sjellë këtu dashamirësit e këtij sporti nga vendi dhe rajoni. Territori i gjerë i plazhit ofron kushtet optimale për zhvillimin e këtij sporti.

“Fieri përfaqësohet me 4 kuaj. Darëzeza ofron ambiente të kënaqshëm për gara të tilla. Na kanë respektuar dhe pjesëmarrës nga Kosova”, tha organizatori i garave me kuaj.

“Në Kosovë garat me kuaj i kemi traditë”, thotë pjesëmarrësi nga Kosova.

Mes pjesëmarrësve në garë nuk mungojnë edhe talentet femra si 23 vjecarja Arjola Dedej. Fitues i garës së shpejtësisë doli sërish kampioni në fuqi Eduard Singa nga Tirana.

“Fituesi dola unë me kalin Steps sisters, quhet garë shpejtësie 2000 metra me kuaj anglezë”. Në këtë garë morën pjesë 9 kalorës nga Shqipëria dhe Kosova.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: