Categories Lajme

Dasho: Komiteti i Ekspertëve duhet të shkarkohet

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, thotë se Komiteti i Ekspertëve ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në vendin tonë. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në fokus”, në TvT, Dasho tha se ky komitet nuk ka pasur vizionin për të hartuar strategji efektive dhe këtë e tregon rikthimi te masat kufizuese pas rritjes së rasteve të reja.

Kufizimet kanë filluar. Masat e marra së fundmi tregojnë se jemi ndoshta jo drejt një mbylljeje si ajo në mars, por një mbyllje që nuk e kontrollon situatën. Problemi ynë kryesor është spitali, administrata, biznesi, familja, aty ku ndodh transmetimi. Me të gjitha këto masa i japim opinionit mesazhin që jemi duke shkuar drejt një karantine të dytë. Këto masa arrijnë probleme periferike dhe që nuk kanë lidhje me thelbion. Jemi në një situatë ku mendoj se rrezikojmë. Ky komitet ekspertësh ka treguar se nuk ka vizion dhe nuk planifikon në mënyrë strategjike, pasi kur ndodh përballë fakteve të kryera u drejtohet masave të karantinës”, tha ai. Në këtë pikë, Dasho sheh ngjashmëri me Serbinë. Ai tha se Komiteti i Ekspertëve duhet të shkarkohet pasi nuk ka menaxhuar siç duhet situatën. “Edhe në Serbi po kërkohet shkarkimi i Komitetit të Ekspertëve pasi kanë gabuar, si në rastin e Shqipërisë në menaxhimin e Covid-19”, tha ai. Dasho tha se puna për hartimin e një strategjie që do të bënte të mundur rifillimin normal të shkollës duhej të kishte nisur. Sipas tij, në shumë vende tashmë janë hartuar politika të tilla.

Problemi i hapjes së shkollave duhet të diskutohet nga një komitet ndërsektorial me ekspertë të edukimit, shëndetit publik etj. është një problem hsumë serioz. Duhet që ky gfruop të ngrihet shumë shpejt për një shkollë të sigurt. Vendet e tjera e kanë nisur këtë punë. Duhet një politikë që ta bëjë shkollën të operojë në mënyrë të sigurt”, tha ai. Dasho u shpreh më tej se numri i testimeve është shumë i vogël dhe kjo kthehet në pengesë për njohjen e përmasës reale të pandemisë në vend. Ai theksoi se strategjia më efektive është mbrojtja e kategorive më vulnerabël ndaj Covid-19. Për këto të fundit, eksperti sugjeron shmangien e transportit publik si një mjedis i pasigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME