Categories Lajme

“Dashuri, Shpresë dhe Dritë”, Angela Martini dhuron 30.000 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Shumë artistë të njohur, shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë kanë dhënë kontributin e tyre për gjendjen delikate që ndodhet Shqipëria pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Grupit të këtyre personazheve të njohur që kanë kontribuar për Shqipërinë i është bashkuar edhe modelja e njohur, Angela Martini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Angela ka treguar edhe faturën e donacionit që ajo ka dhënë për Shqipërinë,30 mijë euro, ndërsa ka bërë edhe një shkrim mjaft perekës, për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.

Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”,– ka shkruar Angela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME