Lajme

Dashuria s’ka moshë, njeriu i dytë që shkeli në Hënë martohet në moshën 93 vjeçare

Dashuria nuk njeh moshë dhe këtë gjë e vërtetoi së fundi dhe ish-astronauti amerikan, Buzz Aldrin i cili vendosi të martohet sërish në moshën 93 vjeçare.

Pjesëtar i misionit “Apollo 11”, Buzz konsiderohet si personi i dytë që shkeli në satelitin e Tokës në 1969 pas komandantit të tij Neil Armstrong.

93 vjeçari lidhi kurorë me partneren e tij Anca Faur, e cila është 63 vjeç, në një ceremoni tërësisht private.

“Në ditëlindjen time të 93, e cila përkon dhe me nderimin që më bënë Legjendat e Aviacionit, jam i lumtur t’iu njoftoj se unë dhe dashuria ime e jetës Anca Four jemi martuar. Ne jemi shumë të gëzuar për këtë gjë dhe ndihemi si adoleshentë”, shkruan Aldrin në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close