Categories Covid-19, Lajme

Dasmat në pandemi, Brataj: Lokalet të pështaten me respektimin e masave!

Nga1 qershori, të gjithë qytetarët në të gjithë vendin mund të lëvizin në ambiente të jashtme pa maska. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv, tha se duhet të vijojmë që të jemi vigjilentë, pasi ende ka të sëmurë dhe qytetarë që humbin jetën nga ky virus. Megjithatë Brataj shtoi se transmetueshmëria e virusit është më e ulët.

‘Po hiqen masat, është në sensin pozitiv. Fillimi i një finalje, po shkohet në heqjen dorë pas dore deri në eliminimin e tyre. Kemi të sëmurë ende nga COVID dhe vazhdojnë që të kemi humbje jete. Shifrat të shqetësojnë pak! Në 37 të sëmurë, 7 në terapi intensive që do të thotë se vijnë në forma të rënda në spital.

Do të thotë që në banesa ka edhe të tjerë të sëmurë. Ne ketë momente nuk duhet ulur vigjilenca. Mënyra e transmetimit të virusit është më e ulët. Në 15 qershor hiqet kufizimi nga 10 persona në 50. Muzika live është shtuar dy ore nga ora 20-22. Këto janë aktivitetet që janë në vend të parë për sa i përket përhapjes së infeksionit. Janë të gjitha rreziqet e përhapjes së infeksioneve.’- theksoi mjeku.

Duke folur për organizimin e festave dhe të dasmave, Brataj tha se tashmë lejohet grumbullimi deri në 50 qetetarë, një numër ky i favorshëm për të realizuar disa nga festat kryesore të qytetarëve. Duke u ndalur tek dasma, Brataj tha se loklate duhet të përshtaten për respektimin e masave anto-COVID.

“Të gjithëve ju mungon një përqafim, për arsye të sëmundjes. Mirëse të vijnë festat, por kuptohet se është një provë e lirimit të masave për arsye se me 50 veta ke mundësi të organizosh një festë. E kemi thënë që stina e verës është edhe në avantazhin tonë.

Duke parë edhe masat mendoj se mundësia e përhapjes është më i vogël se gjatë gjithë muajve të pandemisë që kemi kaluar. Grumbullimi 50 veta, të krijohet mundësi të përshtaten lokalet me respektimin e masave. Për sa u përket festave të vogla zakonisht nuk e kalojnë atë numër, por për dasmat. Për këtë arsye u liruan një numër shumë i madh festash.’- tha Brataj.

Brataj shtoi se në vjeshtë nuk mund të themi për çlirim nga pandemia, por nuk do të ketë një valë të ngjashme me ato që kemi kaluar më parë. Brataj theksoi po ashtu se nga procesi i vaksinimit, nuk ka pasur asnjë humbje jete, apo pacient të paraqitur me forma të rënda në spital.

“Nuk mund të flasim për çlirimim nga pandemia, vjeshta do të krijojë pak probleme, nuk ka valë si vala e nëntorit-shkurt të vitit të kaluar. Deri në shtator do të ketë një numër më të lartë të personave të vaksinuar. Mua më gëzon fakti se nuk ka pasur humbje jetë për asnjë person që ka marrë dozën e vaksinës, apo forma të rënda.

Ato që nuk e kanë kaluar virusin janë një pakicë. Mendoj se veç vaksinave tradicionale, po dalin edhe vaksina të reja që ndihmojnë tregun. Unë jam optimist, një sëmundje ka një fillim dhe një fund ndërsa jeta është e pafundme.’- tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME