fbpx
Lajme

Ceremonia e përkujtimit të 76 vjetorit të Clirimit të Vlorës

Eshtë zhvilluar sot 15 Tetor ceremonia  përkujtimore e organizuar në kuadër të 76 vjetorit të Clirimit të Vlorës nga pushtuesit nazifashistë. Me këtë rast në nderimet në Varrezat e Dëshmorëve ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, Kryetar i Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli, deputetë, përfaqësues të institucioneve, veteranë, familjarë të dëshmorëve  qytetarë etj. Vlora ka shkruar historinë, ështe djep  i formimit të shtetit modern dhe demokracisë. Cdo pëllëmbe toke në lumë, në bregdet, në fusha dhe male ështe e larë me gjak për të fituar lirinë. Sot jemi krenar që zhvillimi i Vlorës dhe Shqiperisë do të jetë edhe më i madh pas dritës jeshile për të qenë pjesë e familjes evropiane. 76 – vjetori i Clirimit, e gjen Vlorën me investime dhe projekte ambicioze, me turistë, e me shpresë për vite më të begatë në të ardhmen e afërt. Vlora kurrë nuk harron sakrificat e të parëve, heroizmin e partizanëve, dashurinë e tyre për atdheun, ndaj sot e për cdo vit do të nderohet me përulje gjaku i derdhur i heronjve tanë. Përkujtimi veprës së tyre bëhet me solemnitet dhe dinjitet, duke u mësuar brezave që do të vijnë se duhet të jemi përulësisht mirënjohës për cdo ditë të kaluar në paqe. Gëzuar Festën e Clirimit të Vlorës! Nderim dhe respekt për cdo të rënë në Luftën Nacional Clirimtare!

76 vite më parë, nga pushtuesit nazifashist. Kjo ngjarje përbën një nga pikat kulmore në zhvillimet e Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe një nga momentet më të rëndësishme në historinë shqiptare.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button