Categories Lajme

Debat i ashpër Tabaku-Veliaj: Përdor SPAK-un si qen sulmi, je gënjeshtari më i madh në vend. Pi ujë, qetësohu e merr frymë, llaxore

Komisioni Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot ishte i thirrur për të dhënë dëshminë e tij.

Debatet mes tyre kanë degjeneruar në akuza personale. Veliaj e akuzoi Tabakun për mashtrim, duke i kujtuar se ai ka fituar përballë saj dhe gjykata e ka dënuar për shpifje.

Nga ana tjetër Tabaku kërkoi administrimin e vendimit te këshillit bashkiak, duke i thënë se do ta ketë përballë sa herë ka abuzime, duke i thënë “se të mund ty dhe këta të 10”, duke iu referuar anëtarëve socialistë të komisionit.

Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkia, mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.

Veliaj: Po të jetë për përballjet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je e dënuar për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimi i këshillit bashkia…

Veliaj: Ja ku e ke, unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe  nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën të TV.  Më lerë të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova që kam folur në emër të bashkisë dhe jo të qarkut. Po ju lexoj që të njëjtën shkresë ka shkuar edhe Isa Sakja i Kavajës.

Tabaku: Do ta administroj edhe kërkesën e Isa Sakjës.

Veliaj: E vetmja gjë që unë i them Sakjes është që bie parimisht dakord….Ju përshini vetëm shkresën time

Tabaku: Nuk kam ardhur të dëgjoj politikën tënde.

Veliaj: Ke ardhur të mësosh dhe mos gënjesh

Tabaku: Ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend

Veliaj: Je dënuar me vendim gjykatë

Tabaku: Sakja nuk e ka territorin e Tiranës dhe të kavajës. Pyetjes i bëj unë këtu.  I kërkoj që të administrojmë vendimin e këshillit bashkiak. Ju lutem, administroni vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Jam duke u përgjigjur…merr pushim dhe qetësohu

Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës

Veliaj: Në dallim nga bashkia e Vorës…pi ujë dhe qetësohu

Tabaku: Aq e qetë jam sa ke 10 mbrojtës këtu dhe ju dal ballë ty dhe këtyre këtu

Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifëse

Tabaku: Bashkë jemi përballur dhe përballë do më kesh sa herë …fatkeqësia më e madhe është se ti përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi.

Veliaj: Po ju betoheni që nuk do gënjeni se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju po më ndërprisni përgjigjen, pyetja ishte retorike

Tabaku: Dëshmitar fokusohuni tek pyetjet e mia,

Veliaj: Unë ju respektova, pres të më repektoni

Tabaku: Sipas pikës 5, ju nuk e keni këtë kompetencë për të cilën keni firmosur.
Veliaj: Ju s’mund të bëni gjyqtaren, kjo që po bëni eështë e pandershme, duhet të më lësh të përgjigjem

Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, unë jam betuar si deputete e Kuvendit, mos prish mbledhjen më dëgjoi, zoti Veliaj

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, do më lësh të përgjigjem s’mund të bëni pyetje pa përgjigje

Veliaj: është minimumi i etikës, baza e mirësjelljes për bashkëjetesë, bëtë pyetjen do dëgjoni përgjigjen

Tabaku: Përgjinuni pyetjeve që kam

Veliaj: Nuk e cakotni ju përgjigjen time, e cakton ligji

Tabaku: Nuk jeni këtu për të bërë pyetje

Veliaj: Do më japësh kohën të përgjigjen

Tabaku: E pandershme të vish këstu e të bësh propagandë e ke gjthë kohën të

Tabaku : E pandershme të vish të marësh peng këtë komision hetimor

Veliaj: Jam përgjigjur me logon e Bashkisë, mos bëj zhurmuesin ke gënjyer në mënyrë sistematike.

Tabaku: Me qetësi, zhurmuesin je i dalluar që e keni bërë ju , mos bëj propagandë

Veliaj: Kjo është e pandershme, thellësisht e pandershme kjo që po bën

Tabaku: Po merr peng komisonin që ke përgjgjësi te japesh pergjigje

Veliaj: Po e drejton në mënyrë të pandershme, nëse ke bërë pyetje do dëgjosh përgjigjen, a e bërë pyetjen do dëgjosh përgjigen. Ja ku i ke specifikat e pronës që thotë kjo pronë është në pronësi shtet, nëse do kishit vajtur në punë në bashkinë e Tiranes do kuptonit që prona shtet sa kohë është pronë bashkiake s’mumd të pyetet këshilli bashkiak për një pronë që nuk e ka. Ajo që gënjeni sistematikisht e thooni që s’ka vendim të këshillit bashkiak ta thashë që unë betohem e do them të vërtetën

Tabaku: I cilit vit është ky vendim?

Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk i kam

Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht cështjen

Veliaj: Mund të biem dakort që nuk biem dakort por do dëgjojmë njëri tjetrit, ti mund të bësh pyetjet por jo përgjigjet e mia

Tabaku: Të lutem me qteësi më lexoni vendimin e këshillit bashkiak

Veliaj: Isa Sakja thotë jemi gati për kaq e për aq pa pyetur fare për lekët.

Tabaku: Merru me përgjegjësitë e tua

Veliaj: Do më lesh të mbaroj, kjo është përgjigjja ime

Tabaku: Kjo nuk të shkon fare. Këtu kemi një dopio standard dhe na gënjeve na the e kam të miratuar në buxhet

Veliaj: Kjo histeri duhet të marrë fund se nuk të nderon

Tabaku: Nuk të nderon të bësh fare si llazore në këtë komision, nuk të nderon dot. Mua nuk me komplikson fare

Tabaku: Je mundur në gjykatë, do të më kesh përball. Përgjigju pse gënjeve këtu

Veliaj: Dëshmi e rreme që ju nuk ftoni lul bashën që në 2013 thotë pa këshillin miratoj studimin e fizibilitetit vendosa vet thotë Basha, për projektin e koncesionit për mbetjet e pastrimit të qytetit. Lul Basha i merrte pa këshill

Tabaku: thuaj kolegëve ta thërrasin në komision

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME