Lajme

Debate në grupin e PS, Rama-ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë

Mbledhja e grupit të PS ditën e sotme është shoqëruar me debate dhe diskutime që janë fokusuar te pjesëmarrja e ministrave në Komisionet parlamentare. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ngriti shqetësimin për sjelljen e ministrave duke deklaruar se e personalizojnë debatin.

“Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies. Vijnë në komision dhe debatohet kundërshtohet. E personalizojnë debatin, ju ngel hatri. Bëjnë komente pa lidhje. Ne jemi aty si ekspertë të fushës”tha Ndreu.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se, kryeministri Rama i ka dhënë të drejtë Ndreut për shqetësimin e tij, ndërsa ka ironizuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

“Pjerini ka te drejte, por jo dhe shumë. Megjiteatë, të isha unë nuk i miratoja pa koordinim” tha Rama, që më pas iu drejtua ministrave me fjalët “Shkoni në komisione si Mona në dasmë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close