Lajme

Debatet për vaksinën anti-virus, qeveria nuk e ka porositur, Rakacolli zbulon arsyen

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka folur për situatën e Covid, ku ajo ka sqaruar dhe debatet e hapura ditët e fundit se pse qeveria nuk është futur ende në një garë për sigurimin e vaksinës anti-Covid, në një kohë kur shumë vende kanë nisur të porositin sasi të mëdha vaksine në kompani të ndryshme farmaceutike

Rakacolli deklaroi se nuk ka ende një tablo të qartë se kush nga vaksinat që po testohen është efikase dhe për këtë arsye qeveria është duke fituar kohë për të vepruar më pas dhe për t’ia ofruar atë falas qytetarëve.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë në vlerësimin e të gjithë situatës në vendet ku mendohet se do të krijohet vaksina. Jemi të futur dhe aktivë në grupin e Covax që drejtohet nga OBSH dhe disa organizata të tjera që kanë aksesin në shumicën e vaksinave që po bëhen në botë dhe investon në zhvillimin e tyre.

Po shikojmë dhe drejtimet e tjera të vaksinave si ajo e Oxford. Po tregohemi të kujdesshëm që të mos na humbasë asgjë nga momenti i parë. Kur të fillojë vaksina të kemi dhe ne mundësinë t’ua mundësojmë falas qytetarëve tanë”, u shpreh Rakacolli per A2.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: